Elbasan, gjendet i mbytur në kanal 50-vjeçari
ELBASAN- Një kufomë e seksit mashkull është gjetur mesditën e sotme në një kanal pranë lumit Shkumbin, në fshatin Mjekës, të rrethit të Elbasanit.
Burime të Policisë lokale thanë se "nga verifikimet e kryera rezultuan se kufoma është e shtetasit Eduart Pashja, 50 vjeç, me banim në Cerrik".
Sipas burimeve të mësipërme, 50 vjeçari Pashja ishte shpallur në kërkim prej gati një jave pas denoncimit të familjarëve për largimin e tij nga banesa.
Paraprakisht grupi hetimor në vendin e ngjarjes konstaton se vdekja e 50 vjeçarit ka ardhur si pasojë e mbytjes në ujë.
(m.a/ata/BalkanWeb)