E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK: Veprimet e serbëve, kriminale

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj për zhvillimet në veri, duke i cilësuar si kriminale dhe të papranueshme të gjitha veprimet e bandave serbe.

Sipas LDK-së, këto veprime janë nxitur nga institucionet e Serbisë dhe nga strukturat ilegale serbe në veri.
 

Përmes një deklarate për media, kjo parti u ka bërë thirrje strukturave ndërkombëtare të sigurisë, të pranishme në Kosovë, që t`i përmbushin mandatet që kanë, për të ndihmuar në ruajtjen e rendit dhe të sigurisë në tërë territorin e Kosovës.
Lidhja Demokratike e Kosovës u ka bërë thirrje edhe qytetarëve të Kosovës për durim dhe qetësi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›