E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, gjendet i mbytur në lumë 62-vjecari, u zhduk para një jave

ELBASAN- Gjendet në ujërat e lumit Shkumbin trupi i pajetë i peshkatarit të zhdukur një javë më parë. Trupi i tij u gjet nga kalimtare të rastit ditën e sotme, të cilët më pas njoftuan policinë. Pas identifikimit nga familjarët rezultoi që kufoma i përkiste 62-vjecarit Robert Starja, i cili rezultonte i zhdukur që prej një jave. Trupi u dërgua në morgun e Elbasanit.

Tashmë pritet përfundimi i ekspertizës për të mësuar shkaqet e plota të vdekjes së tij. Paraprakisht besohet se shkak i vdekjes ka qenë mbytja në lumë. Pasditen e së hënës bashkëshortja e 62-vjecarit, denoncoi në polici zhdukjen e të shoqit, i cili kishte shkuar për të peshkuar mëngjesin e asaj dite, dhe po atë ditë ajo e tërhoqi denoncimin duke e justifikuar me faktin se bashkëshorti i saj gjithnjë vonohej kur dilte për të peshkuar.

Kjo gjë pezulloi dhe nisjen e kërkimeve për gjetjen e tij. Policia bën të ditur se kërkimet nisën dje, por pa rezultat, ndërsa ishin banorët e fshatit Katund i Ri, që pikasen trupin e pajetë ditën e sotme.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›