E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas konventës, Berisha ndjek finalen e Ligës së Kampioneve me të rinjtë

TIRANË-Kryeministri Sali Berisha së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha pas Konventës së PD-së, ndoqën mes qindra të rinjve të kryeqytetit finalen e Ligës së Kampionëve mes skuadrave gjermane Bayern Mynih dhe Borusia Dortmund.

Kryeministri iu bashkua për të parë këtë ndeshje futbolli tifozëve të Klubit bavarez dhe të rinjve të FRPD-së, në hapësirat te Lulishtja e Vëllezërve Frashëri.

Gjithashtu i pranishëm për të parë këtë ndeshje ishte edhe futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit, Erjon Bogdani.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Pas konventës, Berisha ndjek finalen e Ligës së Kampioneve me të rinjtë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›