E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, gjendet pa jetë tregtari i zhdukur

Elbasan- Gjendet pa jetë kufoma e tregtarit të zhdukuar një muaj më parë në Elbasan, Hekuran Latollarit. Kufoma është gjetur nga dy fëmijë, të cilët kanë qenë duke luajtur kur kanë parë trupin pa jetë të një mashkulli dhe kanë njoftuar policinë. Sipas policisë, kufoma është gjetur në afërsi të fshatit Bujqes, 4 kilometër larg qytetit të Elbasanit. Që në fillim u dyshua se trupi mund t’i përkiste tregtarit 44-vjeçar, por më pas n jë gjë e tillë u konfirmua edhe nga familja, e cila bëri identifikimin.

Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, por mendohet se viktima është vetëmbytur.

Latollari, 44 vjeç, me banim në Elbasan, baba i dy fëmijëve, tregtar veshjesh që nga viti 1993, ishte duke marrë një dyqan me qira, pasi donte të largohej nga tregu aktual i veshjeve poshtë kryqëzimit të Cërrikut. Ditën që është zhdukur ai ka dalë nga shtëpia, ka shkuar tek i vëllai ku edhe ka lënë çelësat e makinës dhe të dyqanit me qira, dhe është larguar. Në afërsi të bashkisë në qendër të qytetit, i fundit që e ka takuar ka qenë një shok i tij dhe mësohet se e kanë parë teksa kishte hipur në urbanin e linjës që të çonte poshtë urës së Shkumbinit. Nga ai moment, askush nuk dinte të thoshte gjë për fatin e tij.

Ndërkohë që në polici ka denonduar vëllai i tij, Ferdinandi, i cili ka treguar se vëllai i tij është një njeri shumë i rregullt, por që ishte edhe një tip i mbyllur dhe se nuk fliste shumë për veten e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›