E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, godite me mjete të forta pronari i lokalit

Një sherr banal i ka rrezikuar jetën një pronari lokali në Elbasan, i cili u godit me mjete të forta nga dy vëllezër. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës, në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, kur dy vëllezër A. Duka, 48 vjeç dhe A. Duka, 42 vjeç qëlluan me mjete të forta pronarin e lokalit ku po qëndronin, B. Bica. Dy vëllezërit fillimisht kanë nisur një debat me pronarin e lokalit pas një sherri të çastit. Por pas fjalëve të ndërsjella, dy vëllezërit kanë filluar të godasin pronarin me mjete të forta të cilat i kanë gjetur përreth.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të identifikuar dhe kapur autorët.  
Ndërkohë që B. Bica ka marrë plagë të rënda në pjesën e fytyrës dhe të trupit, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime nga policia thanë se ndaj dy vëllezërve ka filluar procedimi penal për veprën penale të plagosjes së lehtë e kryer në bashkëpunim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›