E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia, takime për luftën kundër bimëve narkotike në Durrës

Në kuadër të Plan Veprimit për parandalimin, organizimin e punës për kryerjen e operacioneve policore si dhe për identifikimin e asgjësimin e sipërfaqeve të mbjella me bimë narkotike Cannabis Sativa, drejtoria e policisë së qarkut Durrës ka zhvilluar një takim sensibilizues në Bashkinë e Manzës. Qëllimi i këtij takimi ka qenë vënia para përgjegjësisë ligjore e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike dhe parandalimi i kultivimit të tyre. Në takimin e organizuar nga drejtues të Sektorit Kundër Krimit të  Organizuar merrnin pjesë edhe shefi i Komisariatit të Policisë Shijak e specialistë të shërbimeve të tjera në drejtorinë e policisë së qarkut si dhe kryetari i Bashkisë së Manzës, Bujar Huqi, anëtarët e këshillit të komunës, kryepleqtë, drejtuesit e shkollave të mesme e 9- vjeçare të kësaj bashkie etj. Pjesëmarrësit janë njohur me Plan-Veprimet që rrjedh nga urdhri i drejtorisë së përgjithshme të shtetit, i datës 10.04.2009 për detyrat dhe përgjegjësitë e ngarkuara në këto Plan-Veprime për përfaqësuesit  e pushtetit vendor. Në takim u fol gjithashtu për mënyrën se si duhet bërë sensibilizimi i komunitetit për efektet negative, si të anës shëndetësore, ashtu dhe sociale që vijnë nga përdorimi i bimës narkotike, duke i dhënë një shtysë më të madhe parandalimit dhe luftës ndaj fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›