E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, 44-vjeçari vdes nga korrenti

Burime nga policia e Lezhës bënë të ditur se ngjarja ndodhi në lagjen “Gurra” dhe viktima quhet Pashk Gjergji, lindur në Gojan të Pukës dhe banues në Lezhë.

Po sipas të njëjtave burime, hetimet konstatuan se viktima kishte hipur në një shtyllë elektrike për të lidhur energjinë në banesën së tij, por ka rënë në kontakt me rrymën dhe është rrëzuar në tokë.

Kufomës iu konstatuan dëmtime në kokë dhe djegie në parakrahun e dorës së djathte, shkaktuar nga kontakti me korrentin.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-08-30 19:13
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›