Elbasan, i përplas makina në trotuar, vdesin 2 motra, plagoset nëna
ELBASAN - Një aksident me bilanc tragjik u shënua rreth mesnatës në Unazën Jugore të qytetit të Elbasanit. Dy motra kanë humbur jetën, ndërsa nëna e tyre mbeti e plagosur, pasi u përplasën nga një automjet në afërsi të stacionit hekurudhor.
Sipas policisë, një automjet tip Fiat Punto që drejtohej nga 23-vjeçari me iniciale D.C, ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë së madhe, duke dale nga rruga e duke përplasur nënën dhe dy vajzat e saj, të cilat ishin duke ecur në trotuar.
Për pasojë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme motrat Paula dhe Baftjare Hekurani, përkatësisht 17 e 18 vjeçe, ndërsa ka mbetur e plagosur rëndë nëna e tyre Mimoza Hekurani 40 vjeç.
Aktualisht kjo e fundit ndodhet në reanimacionin e spitalit kirurgjik të Elbasanit, ku mjekët deklarojnë se gjendja e saj vazhdon të jetë kritike, si pasojë e dëmtimeve. Drejtuesi i mjetit u largua nga menjëherë vendngjarja, ndërsa policia po punon për kapjen e tij.
(er.nu/news24/BalkanWeb)