E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekti mizor, fëmijët, 10 vjet pa dritë dielli

Një sekt mizor fetar ka mbajtur 27 fëmijë të burgosur në bunkerë të nëndheshëm. Fëmijët, nga mosha një deri në 17-vjeçare, nuk e shihnin dritën e diellit prej rreth një dekade. Ngjarja ka ndodhur në Rusi, në qytetin Kazan, rajoni lindor i Tartarstanit. Fëmijët mbaheshin në dhomëza të vogla nën një shtëpi trekatëshe, pa ventilim apo elektricitet. Po aty jetonin edhe prindërit e fëmijëve, të cilët janë akuzuar për abuzim të miturish. Ndërsa lideri i sektit fetar mysliman, 83-vjeçari Faizrakhman Satarov i vetëshpallur profet, përballet me akuza për neglizhencë. Satarovi, më parë imam i lartë në një provincë fqinje, u dëbua për shkak se imamët e tjerë nuk i mbështesnin idetë e tij, në kundërshtim me besimin islamik. Ai i ka urdhëruar 70 ndjekësit e tij të jetojnë në bunkerë të nëndheshëm deri kur u zbuluan. Fëmijët janë tani në spital dhe do të dërgohen nëpër jetimore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›