Mund ta ulni volumin, madhëri?
Kur bën tifozllëk për vendin tënd në një stadium, apo në një rast më specifik, në Olimpiket e Londrës, është e rëndësishme të bërtasësh. Por Mbreti Karl Gustaf XVI i Suedisë e ka tepruar, kur pothuajse e ka shurdhuar një grua spektatore, ndërsa shihte një ndeshje hendbolli. Mbreti suedez Karl dhe gruaja e tij, Mbretëresha Silvia, kanë shpërthyer kur ekipi i vendit të tyre po ndeshej me Danimarkën në çerekfinalet në Parkun Olimpik. Dhe në fund ata u gëzuan pa masë kur ndeshja përfundoi 24-22 të mërkurën, në favor të ekipit të tyre.