E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, në 24 orë, 5 të pickuar nga merimanga

FIER – Merimanga e zezë sulmon pesë persona në 24 orët e fundit, tre prej të cilëve adoleshentë. Në fshatin Kut të Mallakastrës mësohet se është pickuar nga vejusha e zezë kryefamiljari Q. SH., i cili po mblidhte bar në arë. Sipas mjekëve, rasti tjetër ka qenë rreth orës 12:30, kur në spital u paraqit një 15-vjeçare me inicialet A. M., nga Darëzeza. Ajo ishte shtrirë në një krevat portativ në oborr kur është sulmuar nga merimanga. Mjekët thanë se vajza rrezikoi jetën, pasi e kishte neglizhuar dhimbjen e shkaktuar si pasojë e pickimit, duke menduar se kishte qenë diçka kalimtare. Përveç këtyre dy rasteve, në Spitalin e Fierit është paraqitur në gjendje të rëndë një 45- vjeçar nga Marinza, i cili ishte pickuar në këmbë. Ndërkaq, një 16-vjeçar nga Belina është pickuar në dorë dhe një rast tjetër ishte i një djali po 16 vjeç nga Libofsha. Mjekët thanë se në të gjitha rastet, pacientët janë paraqitur në gjendje të rëndë, disa prej të cilëve u rrezikohej edhe jeta për shkak të neglizhencës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›