E Diel, 1 Nëntor 2026

Bizneset: Mungesa e energjisë elektrike po na dëmton produktet

Tiranë- Ndërprerjet e energjisë elektrike në disa zona të vendit kanë shkaktuar shqetësim të madh tek pronarët e bizneseve, pasi sipas tyre ka dëme të shumta ekonomike.

Përfaqësues të shoqatës për biznesin e vogël dhe të mesëm kanë bërë apel për zgjidhjen e situatës, pasi ata shprehen se çdo ditë hedhin me dhjetra produkte të prishura.

Përveç rritjes së çmimit të energjisë,- thonë ata, tani kosto të shumta ka edhe për shkak të mungesë së saj, pasi mosvënia në punë e frihgoriferave ka shkaktuar prishjen e dhjetra produkteve.

Shoqata e bizneseve ka paralajmëruar se do të organizojë protesta nëse shteti nuk rikthen energjinë elektrike.

/IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›