E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, kamioni përplas motorrin, plagosen 2 persona

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur pranë fabrikës së çimentos të këtij qyteti, kur një kamion ka përplasur një motorr, ku udhëtonin dy të rinj. 17-vjeçarët D. Sh dhe J. K kanë mbetur të plagosur nga ky aksident.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›