E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financat, Banka e Shqipërisë libër për gjimnazistët

TIRANË- “Financat personale në duart tuaja” është libri i hartuar nga ekspertët e Bankës së Shqipërisë, i cili do të jetë pjesë e programit mësimor në shkollat e mesme. Guvernatori Ardian Fullani dhe ministri i Arsimit Myqerem Tafaj e vlerësuan këtë botim, i cili sipas tyre, mëson nga pikëpamja teorike dhe praktike sesi mund të përdoren financat.

“Shqipëria është pjesë e botës globale, është e integruar totalisht në tregun botëror. Ajo është e gatshme që të hyjë në Europë, jo vetëm me dëshirën e saj të mirë, por njëkohësisht me institucione të përgatitura dhe në këtë kuptim do të thoja është mjaft e rëndësishme të kuptojmë që edukimi ëshë baraz me rritjen ekonomike, nuk ka më diferenca për këtë gjë. Edukimi është konkurrueshmëri, konkurrueshmëria është rritje ekonomike. Në qoftë se një vend nesër do të krahasohet, në radhë të parë duhet të shohë vendin e edukimit, i cili jep një perspektivë afatgjatë të zhvillimit të vendit”, u shpreh Fullani.

Guvernatori Fullani deklaroi gjithashtu se Banka e Shqipërisë është një institucion i pavarur, e aftë për të mbrojtur dhe mbajtur nën kontroll inflacionin, treguesin kryesor që ajo monitoron.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›