Fier, burg pa afat për vrasësin e kambistit

Viktima ishte shtetasi Ethem Spahia, i cili paraprakisht dyshohet se është vrarë me thikë nga shtetasi Dilaver Adushi.
Trupi gjykues vendosi që seanca e sotme të jetë me dyer të mbyllura për shkak të çështjes. Tre ditë më parë, Dilaver Adushi nga qyteti i Rroskovecit hyri në pikën e këmbimit valutor, ku shërbente 55 vjeçari, Ethem Spahia dhe e qëlloi atë 4 herë me thikë duke i shkaktuar vdekjen.
Më pas, autori u largua me armën e krimit në dorë dhe tentoi të vrasë veten, por u ndalua në veprimin vetëvrasës nga efektivat e policisë dhe të ndërhyrjes së shpejtë, të cilët e kanë bindur autorin të dorëzohet./S.Ll/Start/
2011-09-01 12:25