E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontratë të re për energjinë elektrike

Enti Rregullator i Energjisë bën me dije se njohjen e kësaj kontrate, në fillim të muajit shtator do të nisin seancat dëgjimore me palët e interesuara në Fier, Shkodër dhe Tiranë.

Kontrata e re parashikon penalitete në raportin komercial CEZ-konsumator për shkeljet që do të bëjë secila palë. Sipas ERE-s, kontrata e re do të ketë një aneks, që pritet të diskutohet me palët e interesit, që ka si qëllim të vendosë kushtet e furnizimit me energji elektrike, si nga pikëpamja e sigurisë së energjisë elektrike, ashtu edhe cilësisë së furnizimit me energji elektrike.

Ky aneks pritet të përfshijë edhe detyrime për marrëdhëniet midis përdoruesve dhe kompanisë në aspektin e furnizimit me energji elektrike si dhe marrëdhënieve komerciale ndërmjet tyre.  /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-01 11:09
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›