E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, kapen me disa doza heroinë, pranga dy të rinjve

Policia e Elbasanit ka bërë të mundur sekuestrimin e disa dozave heroinë dhe arrestimin e dy të rinjve.

Burime nga policia bëjnë me dije se në lagjen “5 Maji” në Elbasan janë arrestuar në flagrancë shtetasit Isuf Plaku dhe Florind Shabani.
 

Arrestimi i dy të rinjve u bë pasi policia gjatë kontrollit fizik të të dy të rinjve gjeti disa doza heroinë të cilat dyshohen se do të shiteshin në tregun e brendshëm.
 

Ndërkohë materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit gjyqësor Elbasan për hetime të mëtejshme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›