Provimi i maturës, policia e Tiranës merr masa

Policia e Tiranës ka marrë në ruajtje që nga ora 5 e mëngjesit të datës 1 qershor, 43 shkolla në të cilat do të zhvillohet provimi i maturës, ai i letërsisë.
Shefi i shërbimit të patrullës së përgjithshme Bedri Hasanaj shpjegon të gjitha masat që janë marrë nga uniformit blu që nga marrja e bazës materiale e provimeve e deri në dorëzimit të tyre në shkolla.
Sipas Hasanaj, punonjës të policisë së Tiranës do të qëndrojnë edhe jashtë ambienteve të shkollave për çdo rast që do të nevojitet ndihma e tyre si dhe për të normalizuar trafikun jashtë godinave.
Ndërkohë që policia e kryeqytetit do të marrë sërisht në ruajtje bazën materiale kur ajo do të dërgohet në qëndren e korrigjimit. Ky itenerar do të jetë edhe për provimet e tjera të maturës në datën 15 dhe 30 qershor.