E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot maturantët testojnë dijet në Letërsi

Rreth 40 mijë maturantë sot përballen me provimin e parë shtetëror, atë të letërsisë dhe të gjuhës shqipe.

Testi është hartuar nga specialsitë të Agjensisë së Vlerësismit dhe Arritjeve të cilët qëndruan të ngujuar për një javë për të ruajtur sa më mirë testin e hartuar.

Testi do të këtë 25 pyetje në tërësi, nga ku 13 prej tyre janë më alternative dhe 12 të tjera më argumentim.

6 janë qendrat ku do të kryehet korrigjimi i të gjitha fletëve të provimeve të maturës, ndërsa Ministria e Arsimi dhe Shkencës ka përcaktuar 2 korrigjues për të kontrolluar me saktësi pyetjet.

Ndërkohë maturantët do të kenë mundësi të mësojnë rezultatin e këtij provimi pas 14 ditësh.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›