Elbasan, kapet 25-vjeçari në arrati, kanosi me armë
Elbasan-Një vit pasi terrorizoi me armë, u vu në pranga 25-vjeçari nga Rrogozhina. Ai kishte gjuajtur në drejtim të dy vëllezërve Kosta në lokalin e tyre në Peqin dhe ishte larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Gjykata kishte vendosur arrest me burg për Kledi Hasanin, ndersa ai kishte mundur ti’u fshihej forcave të policisë deri sot në orët e para të mëngjësit.
Drejtoria e Policisë së Elbasanit njoftoi sot për arrestimin e shtetasit, Kledi Hasani, 25-vjeç nga Rrogozhina, i cili akuzohet për veprën penale të “Vrasjes së mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”. I riu kishte qenë i shoqëruar nga të tjerë në momentin që i ka drejtuar armën vëllezërve Kosta lokalin e tyre me të njëjtin emër, në Peqin. Ndaj edhe bashkepunetoret janë persona në kërkim. Por pritet që me daljen e te ndaluarit para togave të zeza të sqarohet gjithë rrethana e krimit ndodhur në gusht të 2007-ës si dhe personat e tjere të perfshirë në ngjarje.