Moti i keq, Porti i Durrësit bllokon anijet
Durrës- Porti i Durrësit ka bllokuar sot daljen në det të anijeve të vogla dhe të mesme për shkak të motit të keq. Mësohet se se në orët e paradites deti ishte me fuqi 7-8 ballë. Për pasojë dy tragete të linjës Bari-Durrës janë ankoruar me plot 4 orë vonesë.
Me qindra pasagjerë kanë mbetur në det të hapur, në orë ankthi dhe pritje për të mbërritur në Shqipëri. Ata udhëtonin me tragetet e linjave Bari-Durrës, por për shkak të erës së fortë dhe dallgëve të mëdha te detit nuk kanë mundur në mbërrijnë në kohën e duhur në destinacion.
Dy traget e linjës Bari-Durrës, përkatësisht “Flaminja” dhe “Venecia” duhet të hynin në Portin e Durresit në orën 07.00, por ato kanë arritur të ankorohen vetëm në orën 12.00 të ditës së sotme. Këto tragete ishin nisin në Bari në orën 22.00 të ditës së djeshme.
Autoritet portuale bëjnë të ditur se traget janë lidhur me shumë litarë pasi mbetet evident frika e daljes së tyre nga spiranca, sepse era tani në Durrës po fryn me shjejtësi të madhe. Në kuadrin e masave e rëndësishme është edhe bllokimi i daljes për lundrim i anijeve me kapacitet të vogël dhe i peshkarexhave.
Më 22 nëntor, trageti i shoqërisë italaine “Aurelia” doli nga litarët dhe fundosi 4 peshkarexha në Portin e Durrësit, për shkak të motit të keq e detit të trazuar. Aksidenti i shkaktoi një dëm të madh financiar pronarëve të këtyre anijeve.