E Diel, 1 Nëntor 2026

India në alarm, merr mesazhe për sulme terroriste në aeroporte

Nju Delhi-India është gdhirë sërish sot në gjendje alarmi. Aeroportet kryesore kanë marrë kërcënime për atentate, 10 ditë pas sulmeve islamike në Bombei. Zyrtarët treguan se kishin marrë prej disa ditësh nga një postë elektronike lajmin për disa sulme kundër infrastrukturave aeroportuale, për marrje peng dhe rrëmbim të avionëve.

Mesazhet mesa duket kujtojnë 16-vjetorin e shkatërrimit të një xhamie në veri të Indisë nga ekstremistët hindu. “Niveli i sigurisë është shumë i lartë që prej momentit të marrjes së lajmit, por, pas sulmeve në Bombei të gjithë aeroportet në përëndim të Indisë dhe aeroportet ndërkombëtare janë në gjendje alarmi, veçanërisht ato të Nju Delhit, Bangalorës (jug) dhe Madras (juglindje)”', u shpreh Moushmi Chakravarty, zëdhënës i aviacionit civil.

“'Në Indi, shumica e kontrolleve për çdo fluturim janë shumë të rrepta që prej disa vitesh dhe janë përforëcuar akoma më shumë për të evituar problemet e sigurisë”, u shpreh një oficer i policisë së aeroportit në Nju Delhi.

Para dy ditësh një alarm i rremë për një sulm nga një grup i armatosur shkaktoi një gjendje paniku në këtë aeroport të kryeqytetit federal indian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›