E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder arrestohet nje 60-vjecar per armembajtje pa leje

Një 60 vjeçar nga Shtoj i Vjetër, në komunën Rrethina të Shkodrës, u arrestua sot nga forcat e policisë së Shkodrës, pasi akuzohet për vepren penale "armëmbajtje pa leje".

Sipas policisë së Shkodrës, arrestimi i 60 vjeçarit Leke Doçi u bë pasi, gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë dhe një krëhër me 8 fishekë, të cilat i mbante pa leje.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Zyra e shtypit e komisariatit të Policisë të Shkodrës, bëri të ditur se sot është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Kristjan Ripaj, 19 vjeç, banues në fshatin Fermë Aliaj të komunës së Kastratit, në rrethin e Malësisë së Madhe dhe L. R, 17 vjeç, banues në Bajzë, të po këtij rrethi.

Sipas të njëjtit burim, mësohet se arrestimi i tyre u bë pasi në vendin e quajtur Ndrecaj të Kastratit, në afërsi të stacionit ndërkombëtar të trenave të mallrave, janë kapur nga shërbimet e rojes private të stacionit hekurudhor duke vjedhur një sasi prej 150 kg. hekur (skrap).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›