E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarande nje 35-vjecar humb jeten nga shkendija elektrike

Një 35-vjeçar, ka humbur jetën sot në qytetin e Sarandës nga një shkëndijë në linjën elektrike në një lavazh ku ai punonte.

35-vjeçari Raqi Deneko ka qenë duke punuar në lavazh, kur në linjën e korentit është ndezur një shkëndijë elektrike.

Flaka e shkëndijës është përhapur me shpejtësi në rrjet dhe ka përfunduar deri në dorezën e larjes së automjeteve.

Banorë të një pallati në afërsi të lavazhit kanë parë skenën e aksidentit dhe se si flaka e shkaktuar ka përfshirë me shpejtësi trupin e lavazhierit.

Megjithëse u transportua urgjentisht në spital mjekët thanë se nuk ka qenë i mundur shpëtimi i tij, pasi trupi i Denekos ishte karbonizuar në një masë të konsiderueshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›