Greqia do të paralizohet nga greva

Greqia do të vijojë sërish sot grevën 48 orëshe të nisur që ditën e djeshme me protesta të shumta në rrugë. Me papunësinë tashmë mbi 16 %, sindikatat janë të zemëruara me programin e ri prej 28 miliardë euro që do sigurohen nga shkurtimet buxhetore që po debatohet momentalisht në parlamentin grek. Ky program ka për qëllim që të vendosë taksa edhe për personat të cilët marrin një rrogë minimale.
Greva e ka për qëllim që të pengoj shërbimt publike, me përfshirjen e mjekëve, shoferëve të auto-ambulancave, gazetarëve dhe raportohet se grevës do i bashkohen edhe aktorët e një teatri që paguhen nga shteti.
Pritet që rreth 5 mijë policë të marrin pjesë në protestat e organizuara nga sindikatat e punonjësve nëpër rrugët e Athinës.