Thaçi në Norvegji takon Ministrin e Jashtëm, Store
PRISHTINË-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Norvegji, u prit nga ministri i Punëve të Jashtme, Jonas Gahr Støre.
Sipas zyrës së shtypit të qeverisë kosovare, ministri Støre, duke mirëpritur vizitën e parë të një kryeministri të Kosovës në Mbretërinë e Norvegjisë, e cilësoi vizitën e kryeministrit Thaçi historike.
Kryeministri Thaçi falënderoi ministrin e Punëve të Jashtme për njohjen e menjëhershme të Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë së saj dhe për mbështetjen e dhënë për konsolidimin dhe njohjen e gjërë të shtetit të ri të Kosovës.
Në takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Kryeministri Thaçi shpalosi prioritetet e politikës se jashtme të Kosovës, duke u fokusuar tek integrimet euroatlantike, njohja e gjithanshme e Kosovës, fqinjësia e mirë me të gjithë fqinjët, bashkëpunimi ekonomik dhe tërheqja e investimeve të huaja.
Në takim, u vlerësua gjithashtu që dialogu për çështjet teknike mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë duhet të sjellë rezultate konkrete për përmirësimin e jetës së qytetarëve të të dyja shteteve.
Kryeministri Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Støre, u shprehën dakord për intensifikimin e bashkëpunimi dhe bashkërendimit të aktiviteteve midis dy ministrive të Punëve të Jashtme për të avancuar perspektivën euroatlantike dhe atë të integrimit të plotë të Kosovës në organizmat ndërkombëtarë.
(d.b/BalkanWeb)