Elbasan, lagjia “5 Maj” e rrezikuar nga ujërat e zeza
ELBASAN- Mesditën e kësaj mesjave dhjetëra banorë kanë protestuar duke ngritur fuqishëm zërin e tyre ndaj një problemi mjaft shqetësues sikurse është mungesa e kanalizimeve të ujrave të bardha e atyre të zeza, në pjesën më të madhe të lagjes “5 Maj”.
Sipas tyre gjatë gjithë vitit situata është me pasoja katastrofike për shëndetin e tyre e sidomos të fëmijëve pasi shpesh herë atyre u janë shfaqur edhe komplikacione si pasojë e ndotjes.
Situata aktuale në dimër bëhet më kritike, gjatë kohës së reshjeve, ku ujrat e zeza futen edhe nëpër banesa. Banorët protestues kërkojnë sistemimin rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve, pasi në shumë raste uji i pijshëm ka dalë i infektuar. Nga ana e banorëve të lagjes §5 Maj” shumë herë ky shqetësim është ngritur edhe në bashkinë e Elbasanit, por ai ende nuk ka gjetur zgjidhje.
Banorët kërcënojnë se do të bllokojnë rrugën nacionale Elbasan-Librazhd, deri sa te nisin punimet në rrjet. Ndërkaq burime pranë pushtetit vendor konfirmuan se situata mbetet problematike për shkak të mungesës së burimeve financiare për të modernizuar rrjetin e kanalizimeve të ujrave të zeza.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)