E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, flakët përfshijnë banesën, shpëton 80-vjeçarja

SARANDË - Një banesë në fshatin Qenurjo, të komunës Aliko, në rrethin e Sarandës, u përfshi sot nga flakët e zjarrit dhe u dogj plotësisht, ndërsa ka shpëtuar mrekullisht, pas ndërhyrjes së menjëherëshme të shërbimit zjarrfikës, e zonja e shtëpisë, 80 vjeçarja Stamato Muka, e cila jeton e vetme në banesën e saj, pasi dy djemtë prej vitesh janë emigrantë në Greqi.

Burime zyrtare nga Policia e qytetit bregdetar bënë të ditur se shkaku i zjarrit mendohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa nuk përjashtuan edhe mundësinë e pakujdesisë nga ana e të moshuarës.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›