Berisha sulmon Topin: Përdori pushtetin për bllokim
TIRANE - Kryeministri Sali Berisha garantoi se nuk do të jetë ai kandidati i PD-së për postin e Presidentit të Republikës. Gjatë një interviste televizive sot në mbrëmje, shefi i qeverisë theksoi se “presidenti i ri do të jetë vetëm kushtetues" dhe se "do të pranojë kandidaturat e opozitës" .
Ndërkohë kryeministri nuk kurseu akuzat ndaj presidentit aktual Bamir Topi. “Respektoj institucionin e presidentit. Por ai duhet të ishte negociator dhe nuk duhet të sulmonte mazhoranën. Presidenti perdori pushtetin për bllokim”, - tha Berisha.
Kryeministri foli edhe për arritjet e vendit në rrafshin ekonomik, duke theksuar se Shqipëria në vitin 2012 nuk do të përfshihet në krizë dhe do të mund të përballet me pasojat e saj. Berisha vlerësoi se vendi tejkaloi pritshmëritë gjatë vitit 2011, pavarësisht se partnerët e saj më të afërt u prekën nga kriza.
"Kishte rritje të të ardhurave nga tatimet dhe doganat, por edhe të nivelit të investimeve pavarësisht 2 faktorëve të pafavorshëm, si kriza në eurozonë dhe zgjedhjet vendore", -tha Berisha.
Duke vlerësuar zgjedhjet e 8 majit si transparente, kompetitive dhe si një test i fuqishëm i funksionimit të shtetit ligjor në ndikimin e zhvillimit ekonomik të vendit, Berisha tha se "zgjedhjet nuk janë asnjëherë një vit i përshtatshëm për performancën qeveritare".
"Në këtë vit kulmor Shqipëria mbylli vitin 2011 me një realizim prej 287 miliardë lekë kundrejt 271 miliardë lekëve të mbledhura në vitin 2010"- vijoi kryeministri.
Berisha argumentoi rritjen e të ardhurave edhe me nivelin në rritje të TVSH-së, taksë kjo që tregon se në vitin 2011, sipas tij, u mblodhën 120 miliardë lekë nga 114 miliardë lekë në vitin 2010.
Kreu i qeverisë tha se në rritjen e të ardhurave në buxhet rol ka luajtur edhe lufta ndaj evazionit fiskal. "Në bindjen time nuk ka gjë që cënon më tepër lirinë ekonomike se sa informaliteti dhe lufta kundër tij është ndihma më e madhe që mund t'i jepet biznesit pas uljes së taksave", deklaroi Berisha.
Duke siguruar për një rritje ekonomike prej afër 4 % gjatë vitit 2011, kryeministri Berisha tha se "në katër vitet e fundit de-fakto Shqipëria ka kryesuar rritjen ekonomike europiane me rreth 18 %. Potencialet janë në disa sektorë si energjia, infrastruktura, apo turizmi".
Kreu i Qeverisë gjithashtu siguroi se borxhi publik i vendit nuk do të kalojë nivelin prej 60 %, ndërsa vlerësoi se Shqipëria ka koston më të ulët të shërbimit të borxhit se çdo vend tjetër.
Si përket investimeve publike Kryeministri Berisha u shpreh se ato do të mbështeten përmes të ardhurave nga buxheti, kreditë si dhe partneriteti privat-publik. Në këtë drejtim ai theksoi se qeveria mbështet çdo investitor, ndërsa përsa i takon problemeve të pronësisë ai siguroi se problemet e pronësisë nuk pengojnë investimet e huaja.
(er.nu/BalkanWeb)