E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni me pronat, arrestohen 6 zyrtarë

6 zyrtarë të administratës publike janë vënë në pranga nga policia e kryeqytetit mbrëmjen e sotme. Mësohet se aksioni i arrestimeve , nga seksioni antikorrupsion në policinë e Tiranës ka nisur që ditën e djeshme.
Nderkaq behet me dije se të arrestuarit janë zyrtarë të institutit të ALUIZNIT të seksionit të legalizimeve, kthimit të pronave dhe hipotekës dhe akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion, për shkak të abuzimeve me pronat. Nga të dhënat paraprake lidhur me këto arrestime thuhet se zyrtarët akuzohen për kthimin e një prone shtetërore prej 79 hektarësh në bregdet, të cilët në mënyrë të paligjshme do ia kthenin një familje.
Te arrestuarit jane:

Altin Ceni, ish-jurist i AKKP
Ali Aliaj, përgjegjës për sektorin juridik AKKP, është shpallur në kërkim
Merita Gjinali, ish-topografe AKKP
Dhimitër Papa, ish-topograf AKKP
Bledar Dërvishi, drejtor i AKKP
Njazi Ademi, topograf i licensuar si ekspert AKKP
 

Pritet që Drejtoria e Policisë së Tiranës të japë detaje të mëtejshme në një konferencë shtypi.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›