Slloveni, rrëzohet kandidatura e Jankovic për kryeministër
LUBJANE- Parlamenti slloven refuzoi sot nominimin në postin e kryeministrit të Zoran Jankoviçit, fituesit surprizë të zgjedhjeve të parakohshme të fillimit të dhjetorit 2011.
Partia e tij e qendrës së majtë, ''Sllovenia e re'', kishte 42 vota në parlamentin me 90 vende. Shumë parti abstenuan në votim.
Më herët Presidenti Danillo Turk bëri thirrje për formim të shpejtë të qeverisë, në mënyrë që të luftohen problemet ekonomike në shtetin e vogël të BE-së.
Tashmë me dështimin e Jankovi, i jepet mundësia të formojë qeverinë e re liderit të partisë së qendrës së djathtë, që doli e dyta në zgjedhjet e para një muaji.
(ma.ar/BalkanWeb)