E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, lanë shtatzënë kushërirën, identifikohen 2 vëllezërit

Një vajzë 17- vjeçare ka mbetur shtatzënë dhe policia ka identifikuar si autorë të abuzimit seksual dhe incestit, dy kushërinj të afërt të saj. Ngjarja u zbulua në Plangaricë, fshat i komunës Gracen, rreth 30 kilometra larg qytetit Elbasan. Edmond Cullhaj, lindur më 27shkurt 1993 dhe vëllai i tij Bukurosh Cullhaj, i datëlindjes 07 maj 1990 akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën e xhaxhait, 17- vjeçaren N. C.
Nga hetimet e ngjarjes së cilës iu identifikuan dje dy autorët e dyshuar, mësohet se krimi i përdhunimit në grup ka ndodhur rreth gjashtë muaj më parë në fshatin Plangaricë.
Kur ndodhi përdhunimi, nga frika, e mitura nuk tregoi për dy djemtë e xhaxhallarëve që abuzuan me të seksualisht. Por ajo nuk e dinte atëherë se ishte ngjizur dhe ka mësuar vetëm para pak javësh se kishte mbetur shtatzënë. Gjatë kësaj kohe, as familjarët nuk kanë kuptuar gjë rreth shtatzënisë, duke besuar se kishin të bënin vetëm me një shëndoshje. Policia ka bërë të ditur se në lidhje me denoncimin që bënë prindërit e vajzës, është vendosur të shpallet kërkesa për arrestimin në flagrancë të dy vëllezërve të dyshuar për përdhunim dhe incest me pasojë shtatzëninë. Policia bëri të ditur gjithashtu se një prej vëllezërve do të lihet i lirë nën ndjekje penale për shkak të moshës, kurse tjetri do ti nënshtrohet vlerësimit në mungesë të masës së sigurisë, ndërsa po bëhen përpjekje për arrestimin e tij.

Email This Klikime: 1

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›