Korçë, doganat përfshihen nga lëvizje, zëvendësohen 3 drejtues
Doganat e qarkut të Korçës janë përfshirë nga lëvizje të shumta. Largohen tre drejtuesit e këtyre doganave, ndërkohë që gjatë të mërkurës ata janë emëruar dhe prezantuar njëherësh. Kështu dogana e Kapshticës, Qafë-Thanës dhe ajo e Korçës janë përfshirë nga lëvizje të shumta, ndërsa ato do të zbresin nga drejtuesit deri tek doganierët.
Kështu një nga drejtuesit më të suksesshëm të doganës së Qafë-Thanës Jaçe Hysolli që prej më shumë se tre vjetësh ka drejtuar këtë doganë, ka shkuar në një tjetër doganë po kaq të rëndësishme, në atë të Durrësit. Hysolli i ka lënë vendin e tij drejtorit të doganës së Korçës, Irjat Hyka, i cili është emëruar si drejtori i pikës doganore të Qafë-Thanës. Në doganën e Korçës është emëruar Besnik Gjevori, i cili ka ardhur nga dogana e Elbasanit. Një tjetër pikë e rëndësishme doganore e prekur nga ndryshimet është dhe ajo e Kapshticës në qarkun juglindor të vendit. Kështu numri një i saj është emëruar Ymer Toçilla, ndërkohë që Mati Çela ish kryetar i saj ka shkuar në doganën e Elbasanit dhe nga ka ardhur para se të drejtonte Kapshticën më shumë se dy vjet më parë. Prezantimi i të emëruarve të lartpërmendur është bërë gjatë të mërkurës nga një i dërguar i Drejtorisë së Përgjithshme të doganave. Përsa i përket lëvizjeve të tjera ato pritet të ndodhin në ditët në vazhdim të kësaj jave.
Email This Klikime: 2
Email This Klikime: 2