E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kultura dhe Trashëgimia për zhvillimin Social dhe Ekonomik, Pango: Standard i ri për zhvillimin e kulturës

Promovohet programi Një OKB për fuqizimin e kapaciteteve institucionale dhe menaxhimin e kulturës
Programi " Kultura dhe Trashëgimia për zhvillimin Social dhe Ekonomik do të rikonceptojë Muzeun Historik Kombëtar me qëllim transformimin e tij në një institucion kulturor modern më tërheqës për shqiptarët dhe të huajt. Ky program përfshin një buxhet prej rreth 3.2 milionë dollarësh, i cili kryesisht do të vijë në ndihmë të institucioneve kulturore shqiptare në drejtim të fuqizimit të kapaciteteve të tyre,në fushën e menaxhimit
të kulturës dhe trashëgimisë. I financuar nga Qeveria e Spanjës, programi i kulturës dhe trashëgimisë do të zbatohet gjatë një periudhe 2 vjeçare nga UNESCO dhe PNUD, në partneritet të ngushtë me MTKRS dhe Ministrinë e Jashtme.

Në këtë mënyrë rikonceptimi i Muzeut Historik Kombëtar ishte dhe nisja e programit Kultura dhe trashëgimia për zhvillimin social dhe ekonomik", i cili ka për qëllim shfrytëzimin e potencialit të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë me qëllim fuqizimin e identitetit kombëtar. Ministri i Kulturës, Ylli Pango u shpreh se ky projekt parashikohet të jetë rezultati më i mirë i programit të përbashkët dhe do të vendosë një standard të ri për zhvillimin, dhe administrimin e muzeve në Shqipëri."Programi i planifikuar është projektuar që të ndihmojë Shqipërinë për të shfrytëzuar dhe mobilizuar kulturën për zhvillimin, me qëllim që të arrijë realizimin e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit deri në vitin 2015", u theksoi Pango.                             I pranishëm në këtë aktivitet zëvendës Kryeministri Genc Pollo, midis të tjerash theksoi se: Kultura dhe Trashëgimia e Shqipërisë janë kaq të pasura dhe kaq unike sa mund të shërbejnë si lokomotiva për zhvillimin social dhe atë ekonomik. Tre Zona të Trashëgimisë Kulturore të mbrojtura nga UNESCO, një traditë e pasur arti dhe punimesh tradicional, një tolerancë e pashembullt fetare dhe kulturore të gjithë këta elementë forcojnë identitetin kombëtar të Shqipërisë në njërën anë, dhe gjithashtu krijojnë mundësi për rritjen e investimeve dhe për projektimin e një imazhi më realist për Shqipërinë në nivel ndërkombëtar.Sipas tij nisja  e këtij programi është një rast i veçantë për kulturën shqiptare, ndër të tjera ai theksoi dhe rëndësinë e qyteteve të Beratit dhe Gjirokastrës si vlerat trashëgimisë sonë kulturore. "Sot është një rast i veçantë për të paraqitur atë që Shqipëria operon në një kuadër më të gjerë se ai kombëtar. Këto vitet e fundit kemi një ekspozim global të kulturës sonë, kujtojmë Gjirokastrën dhe Beratin dhe përfshirjen e tyre në trashëgiminë kulturore botërore. Modernizimi i Muzeut Historik Kombëtar, një muze i cili mendoj ka ardhur koha të rikonceptohet", u shpreh zv.kryeministri Genc Pollo. Programi Kultura dhe trashëgimia për zhvillimin social dhe ekonomik mbushet përpjekjet e qeverisë për shfrytëzimin e potencialit të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë me qëllim fuqizimin e identitetit kombëtar të vendit, krijimin e mundësive ekonomike për komunitetet e varfra dhe komunitetet në zonat rurale, shtimin e investimeve dhe vendosjen e vendit në një pozitë të favorshme në Evropë dhe në pjesën tjetër të botës. Koordinatorja e KB në Shqipëri znj. Gulden Turkoz-Cosslett midis të tjerash tha se: Programi i Përbashkët i cili po prezantojmë do të shqyrtojë dhe do të hapë rrugë të reja për Partneritete Publike e Private në fushën e trashëgimisë kulturore një bashkëpunim midis qeverisë dhe sektorit të biznesit për aksesimin e monumenteve të kulturës, për kthimin e tyre në vende plot gjallëri të cilat ofrojnë eksperienca jetëgjata edukuese dhe të bukura për vizitorët së bashku me burime të qëndrueshme të ardhurash për komunitetet e tyre.                                           Në kuadër të Aleancës së Qytetërimeve, përmes një numri projektesh për rininë, arsimin dhe median, Programi i Kulturës dhe Trashëgimisë do të ndihmojë Shqipërinë në përpjekjet e saj për hedhjen e hapave konkrete për rrënjosjen e mëtejshme të parimeve të dialogut ndërkulturor dhe tolerancës fetare në të gjitha pjesët e shoqërisë. Këto përpjekje do të plotësohen me prodhimin e materialeve burimore mbi kulturën shqiptare dhe me hartimin e strategjisë kombëtare të marketingut për turizmin kulturor që do të kenë qëllim fuqizimin e imazhit të Shqipërisë në botë. Gjithashtu ai synon të përmirësojë menaxhimin e parqeve arkeologjike, pikërisht atë të Antigonesë dhe Apollonisë, si dhe të strukturës së administrimit të tyre duke marrë në konsideratë mjedisin e tyre unik rrethues dhe pjesëmarrjen e komuniteteve përreth.
 
**********************************************************
Engelbert Ruoss: Rikonceptimi i muzeut nis në muajin mars

Përkushtimi në rritje nga jashtë dhe brenda vendit do të forcojë imazhin e kulturës shqiptare dhe do të rrisë mundësitë që kanë të bëjnë me ekonominë cilësore. Kështu u shpreh Engelbert Ruoss, drejtor i zyrës së UNESCO-s në Venecia, në lidhje me programin " Kultura dhe Trashëgimia për zhvillimin Social dhe Ekonomik. Mes të tjerave theksoi se: Qëllimi këtij projekti nuk është vetëm zbatimi i aktiviteteve të tij, por krijimi i vlerave për njerëzit. Më tej ai gjatë fjalës së tij u shpreh se trashëgimia kulturore shqiptar monitorohet çdo muaj nga specialistë të UNESCO-s. Ne çdo muaj monitorojmë situatën në kot zona që janë të mbrojtura nga UNESCO. Mendoj se ka ardhur koha që ne duhet ti bëjmë më shumë promocion të gjithë këtyre siteve turistike, cilësoi ai. Sipas tij sot në vendin tonë ka më shumë nevojë për restaurime. Ajo që unë mund të them është që ka nevojë për më shumë restaurime, të cilat duhet të vihen në linjë me planet e menaxhimit. Nuk mund të them në këto momente që ne kemi probleme me MTKRS, por vetëm mund të them se ka shumë restaurime për të bërë. Ka një problem që është goxha sfidë që të balancosh konsertimin e këtyre siteve që ekzistojnë, por duhet të shikojmë edhe anën e turizmit.                          Ky program bën shumë mirë  për sa i përket zhvillimit të oportuniteteve të tjera, për të parë tek kultura dhe tek trashëgimia se si mund të vijnë për zhvillim. Ky program i përbashkët përbën një bazë shumë të mirë,theksoi Ruoss. Sipas tij UNESCO ka tre projekte në zonën e Europës Juglindore, të cilat kanë të bëjnë me trashëgiminë dhe kulturën. Një në Bosnje Hercegovinë dhe një tjetër në Turqi. Projekti në Shqipëri sipas tij  është më i plotë. I pyetur se kur do të fillojë puna për rikonceptimin e Muzeut Historik Kombëtar ai u përgjigj se: Ne nuk flasim për ndërhyrje të veçanta. Ideja është që ne të mendojmë se për çfarë është dhe kujt i shërben. Cilat janë qëllimet që ne kemi. Koncepti i muzeumit do të vijojë më tej nëpërmjet asistencës së ekspertëve ndërkombëtarë dhe kombëtarë. Me muze ndërkombëtar do të mendohet  që të punohet me një koncept të ri dhe do të punohet me ekspertë nga Parisi, Venecia, Barcelona etj, me ekspertë shqiptarë të cilët do të rikonceptojnë se si do të jetë muzeumi. Për momentin jemi duke rekrutuar stafin e projektit dhe gjithashtu dhe bordin këshillimor. Mendojmë që në fillim të muajt mars do të fillohet nga puna. Ideja është që njerëzit do të donin të shikonin jo vetëm historinë e Shqipërisë, por duhet të dinë dhe për të ardhmen dhe nga ana tjetër të kenë mundësi që të shikojnë gjëra kontemporane, por të shikojnë dhe anën tradicionale të Shqipërisë.  


*************************************************
Manuel Montobbio: Zhvillimi ka nevojë për kulturën  

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri z. Manuel Montobbio në fjalimin e tij theksoi se:    se Fakti që Spanja po promovon prezantimin e këtij programi bazohet në bindjen se kultura ka nevojë për zhvillimin dhe zhvillimi ka nevojë për kulturën. Po kështu, edhe në bindjen se tranzicioni i Shqipërisë është, midis të tjerash, një tranzicion kulturor si në nivel kombëtar edhe në atë ndërkombëtar, që ka nevojë për një mundësi për të bërë përpara në ndërtimin e institucioneve të kulturës, burimeve njerëzore, të mirave materiale dhe politikave. Mbasi shpjegoi  përkushtimin e reflektuar në program, ai përfund

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›