E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Rama qendrim anti-shtet për INSTAT, Patozi i lirë të shprehë mendimin e tij

TIRANË- Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha ka inauguruar sot përfundimin e punimeve në rrugën “Gramoz Pashko”, ndërsa u shpreh se institucioni që ai drejton do vazhdojë me projekte të tilla.

Si kryetar i PD-së, ai i është përgjigjur edhe interesimit të mediave. Ndërsa ka komentuar deklaratat e fundit të kryeministrit të zgjedhur Edi Rama në lidhje me INSTAT, Basha tha se ky i fundit po tregon se mban qendrime antishtet.

“Qendrimi i djeshëm i Ramës tregon një mendësi të vjetër antishtet, anti-institucione, për të zhdukur dhe eliminuar një zë të fuqishëm të së vërtetës. Është një projekt i rrezikshëm anti-shtet zhdukja e një zëri të besueshëm, me qëllim për të manipuluar të vërtetën, duke vërtetuar se premtimet piramidale të 23 qershorit po sjellin kosto pas kostoje, dhe pjesë e kësaj është dhe kjo. PD do qendrojë fuqishëm në mbrojtje të cdo institucioni dhe të së vertetës”, tha Basha.

Kreu i ri i PD-së ka komentuar edhe deklaratat e Astrit Patozit për zgjedhjet në PD. Sipas Bashës, cdo njeri brenda asaj parti është i lirë të shprehë mendimet dhe qëndrimet e tij.

“Në PD cdokush thotë atë që mendon, atë që do të thotë. Ne jemi dhe mbetemi parti e njerëzve të lirë. Mbi 41 mijë anëtarë janë shprehur qartë, duke dëgjuar zërin e tyre është detyra ime të përballem me sfidat e forta që na presin”, komentoi Basha.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Patozi: Berisha gaboi, nuk pati garë, fituesi ishte i paracaktuar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›