Spitali Ushtarak i Gjirokastrës, tashmë për pacientët civilë
Spitali Ushtarak i Gjirokastrës, kalon në varësi të shërbimeve për pacientët civilë. Disa muaj pasi specialistët grekë e dorëzuan zyrtarisht atë tek Ministria e Mbrojtjes, sot kjo e fundit ia la “stafetën” e menaxhimit Ministrisë së Shëndetësisë.
GJIROKASTER- Spitali Ushtarak i Gjirokastrës, kalon në varësi të shërbimeve për pacientët civilë. Disa muaj pasi specialistët grekë që administronin të vetmin spital modern ushtarak në jug të vendit e dorëzuan zyrtarisht atë tek Ministria e Mbrojtjes, sot kjo e fundit ia la “stafetën” finale për menaxhim Ministrisë së Shëndetësisë.
Gjatë ceremonisë së dorëzimit të godinës njëkatëshe kanë qenë të pranishëm ministri i mbrojtjes, Gazment Oketa, ministria e shëndetësisë, Anila Godo, si dhe funksionarë të tjerë të qeverisjes vendore.
Ministri i mbrojtjes Gazmend Oketa, ka shprehur mirënjohjen për gjithçka të investuar, nga ana e qeverisë greke në dobi të pacientëve të rajonin jugor. Pas dorëzimit në mënyrë simbolike të celësave të spitalit ushtarak, ministria e shëndetësisë Anila Godo u shpreh se kjo është dhurata më e bukur që i është bërë shëndetësisë. Spitali Ushtarak i Gjirokastrës është ngritur në vitin 1999 në territorin e Forcave Tokësore të rreth 2 km larg qendrës kryesore të qytetit të Gjirokastrës. Ndërtimi i tij nisi me një vlerë prej 1.8 milionë euro akorduar nga qeveria e Republikës së Greqisë dhe u vu në funksion më 9 korrik 2004.
Ngritja e spitalit shërbeu për t'i dhënë ndihmë mjekësore personelit të Forcave të Armatosura.. Gjatë pesë viteve të ekzistencës së kësaj qendre shëndetësore, u kryen mijra operacione, ndersa u vizituan, e u mjekuan, mbi 100 mijë pacientë kryesisht të rajonit. (e.n/news24/balkanweb)