Autostrada Fushë Krujë-Milot, banorët sërish në protesta
Zgjerimi i autostradës Fushë Krujë-Milot me 4 korsi, duket se është kthyer në një shkak për protesta masive të banoreve që jetojnë në dy anët e autostradës. Ata ngrenë dy probleme, në lidhje me dëmshpërblimet dhe mbikalimin e Patokut.
FUSHE-KRUJE- Banorët fshatrave që shtrihen në të dy anët e autostradës Fushë Krujë-Milot, kanë sfiduar motin e lagësht të kësaj të djele, duke akuzuar me tone të ashpra kryeministrin Berisha, i cili vetëm pak ditë më parë preu shiritin e inaugurimit të punimeve, për zgjerimin e autostradës me katër korsi. Banorët thonë se askush nuk po u jep një përgjigje për dëmshpërblimin e tokës së 300 familjeve të prekura nga ky projekt.
Banorët shprehen të irrituar edhe për mbikalimin në kryqëzimin e Patokut, i cili sipas tyre shërben vetëm për kalimin e njerëzve nga njëra anë e autostradës në tjetrën, por jo për hyrjen dhe daljen në autostradë të automjeteve që është më e rëndësishme dhe jetike për banorët e kësaj zone.
Banorët u shprehën se nuk do ti ndalojnë protestat, por do ti përshkallëzojnë ato deri në zgjidhjen e këtyre problemeve. (e.n/news24/balkanweb)