E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, mbyllen 25 pika gazi

Elbasan- Paniku per shperthimin e pikave te gazit qe nuk kane kushte sigurie dhe jane te vendosura prane qendrave te banuara ka vene ne levizje edhe autoritetet vendore te Elbasanit. Grupi i Task-Forces, i ngritur ne prefekture, i mbeshtetur edhe nga policia bashkiake, tatimore dhe rendit, eshte duke bllokuar aktivitetin e tregtimit te gazit ne qendrat e banuara te ketij qarku. Gjate dy diteve te fundit jane penalizuar me gjoba dhe jane bllokuar 25 pika te tregtimit te gazit te lengshem.

Sipas shefit te Zjarrfikesve, Ferdinant Ropi, per subjektet qe nuk plotesojne kriteret e percaktuara ne ligj jane marre masa ndeshkimore me gjoba qe variojne nga 5-100 mije leke, ndersa per subjektet qe nuk plotesojne kriteret e tregtimit te gazit eshte kryer bllokim i aktivitetit. Subjektet jane urdheruar qe te mbushin dhe shesin gaz ne periferi te qyteteve dhe qendrave te banuara. Kreret e prefektures kane zhvilluar nje takim me vartesit e tyre duke kerkuar nje plan masash per shmangien e tragjedive te mundshme. Aksioni i task-forces eshte mirepritur nga qytetaret, te cilet kerkojne qe gazi te tregtohet sa me larg banesave te tyre. Madje ata kane kerkuar qe masat e marra te ndiqen ne te ardhmen. Burime zyrtare u shprehen se ky aksion do te vijoje edhe ne qytete te tjera dhe pason ate te zhvilluar ne qytetin e Korces. Ne qytetin verilindor, pese dite me pare shpertheu nje pike e tregtimit te gazit te lengshem ne Bulevardin "Fan Noli", vendi i njohur si "Trekendeshi". Per pasoje u shkrumbuan dy lokale, pika e gazit dhe nje banese aty afer vendit ku ndodhi ngjarja. Per fat te mire nuk pati te lenduar nga tre shperthimet e fuqishme. Prefektja e Korces, Elfrida Zefi dha urdher qe te ushtrohej kontroll ne te gjitha pikat dhe pas dy ditesh u bllokuan 10 prej njesive qe nuk dispononin licence dhe ishin afer qendrave te banuara. Policia u vuri shirit ketyre njesive dhe paralajmeroi se aksioni do te shtrihej edhe ne qytete te tjera te qarkut.

Fatos Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›