E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje grua ne pranga per zjarrvenie

Elbasan- Zjarret nuk vihen vetem nga barinjte dhe femijet, por edhe nga grate. Nje 44-vjecare eshte arrestuar diten e djeshme nga policia e Elbasanit nen akuzen e "zjarrvenies se qellimshme". Burime zyrtare thane dje per gazeten "Koha Jone" se Manushaqe Miraka (Hida) dyshohet per shkaterrim te prones me zjarr, ngjarje e ndodhur tre dite me pare ne fshatin Kusarth. Seksioni Kunder Krimeve ndaj Prones ne drejtorine e policise se Elbasanit, beri me dije se ka arrestuar ne flagrance 44 vjecaren me banim ne fshatin Kusarth, pasi akuzohet per vepren penale te shkaterrimit te prones me zjarr. Sipas policise, gruaja dyshohet se eshte autore e zjarrit qe shpertheu tre nete me pare ne ullishten e fshatit, ku u dogjen 30 rrenje ullinj ne pronesi te N. P., 48 vjec. Zjarri mendohet te jete i qellimshem, ndersa gruaja gjate rrefimit te saj eshte shprehur se ka qene aksidental pasi po perpiqej te pastronte token nga barishtet e shumta, por era kishte perhapur me tej flaket. E dyshuara pritet te dale ne gjykate per masen e sigurise. Policia e ka cuar numrin e te arrestuarve per zjarrvenie ne 45 persona pergjate ketij viti, ndersa jane evidentuar mbi 400 vatra zjarri ne te gjithe vendin dhe jane djegur 400 ha me kullota e peme.

F. Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›