Elbasan, metalurgëts'ndalin protestën, dohyjmë në grevë urie
ELBASAN-Greva e punonjësve të kompanisë turke Kurum International në Elbasan hyn sot në ditën e pestë.
Gazetarët e NEWS 24 informojnë se punëtorët kanë bllokuar sërish sot lëvizjen e mjeteve të kompanisë duke paralizuar totalisht aktivitetin.
Metalurgët nisën grevën në shenjë proteste ndaj dhunës fizike të ushtruar mbi një punëtor shqiptar.
Protestuesit deklaruan në fillim të grevës se drejtori turk i Sektorit te Derdhjes se çelikut pa nderprerje, Mehmet Xhen, ka rrahur punetorin Refik Hasalla, 54 vjec.
Protestuesit te mbeshtetur edhe nga sindikatat kërkojnë largimin e drejtuesve aktualë të uzinës së celikut të cilët shpeshherë keqtrajtojnë punëtorët shqiptarë.
Drejtuesit e kompanisë turke i kanë bërë thirrje për të ndalur grevën dhe të rinisin aktivitetin normal të punës.
Por punëtorët refuzojnë madje kërcënojnë se nëse nuk plotësohen kërkesat të hënën do të hyjnë në grevë urie.
Kërkesa të tjera që janë parashtruar për zgjidhje nga metalurgët janë dhe rritja e pagës, marrja e dietës ushqimore, sipas VKM-ve, përmirësimi i masave të sigurimit teknik në punë, sigurimi i veshjeve profesionale ndaj nxehtësisë dhe ushqimin antidodë, qe drejtuesit e firmës e japin në vlerë dhe jo në kalori ushqimore. Punëtorët kërkojnë dhe mos largimin e punonjësve pa asnjë shkak dhe duke shkelur kontratën.
Drejtuesit e kompanisë Kurum ka paditur disa punëtorë në prokurorinë e Elbasanit. Ata akuzojnë disa metalurgë se po i bëjnë presion kolegëve të tjerë për të vazhduar grevën. Gjykata pritet të shprehet në shtator për ligjshmëri e grevës së metalurgëve në Elbasan.
(s.g/BalkanWeb)