E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një këngëtari kandidat për president të Haitit

Këngëtari Wyclef Jean do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale në Haiti.

“I them presidentit Obama se Amerika ka Obaman për president, por Haiti ka Wyclef Jean”, tha këngëtari në kryeqytetin e Haitit.

Artisti i hip-hopit nuk ka pasur asnjë post zyrtar deri tani, por ka mbështetje të madhe si këngëtar dhe si kryetar i fondacionit humanitar, të cilin ai e ka themeluar.
Jean ka fituar tre çmime Grammy.

Ai ka lindur në Haiti, por është rritur në New York dhe New Jersey, në SHBA.

Zgjedhjet e 28 nëntorit janë zgjedhjet e para në Haiti, që nga tërmeti i janarit të këtij viti, ku humbën jetën rreth 300 mijë njerëz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›