E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Përmbytet” Azia

Të paktën 85 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet në rajonin Ladakh, në pjesën e Kashmirit të administruar nga India .

Zyrtarët thonë se gati 200 persona janë lënduar, si pasojë e reshjeve të dendura.

Mijëra shtëpi, spitale, shkolla, zyra dhe ndërtesa dhe objekte tjera janë dëmtuar rëndë, theksoi zyrtari i lartë në rajonin e goditur, Naseema Lankar.

Ushtria është mobilizuar për t'i ardhur në ndihmë zonave të prekura nga përmbytjet. Sezoni i monsuneve zakonisht zgjat nga muaji qershor deri në shator.

Ndërkohë në Pakistanin fqinjë, vazhdojnë shirat e rrëmbyeshëm.

Disa lumenj kanë dalë nga shtrati dhe mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Autoritetet thonë se të paktën 1600 persona kanë gjetur vdekjen nga përmbytjet dhe më shumë se 4 milion janë prekur prej tyre.

SHBA ka filluar transportimin e ndihmave humanitare në veri perëndim të Pakistanit, ku niveli i ujit ka rënë, por qindra mijëra njerëz janë bllokuar për shkak të baltës së madhe dhe kanë nevojë për ujë dhe ushqime.

Vërshimet e fundit në Pakistan konsiderohen si më të rëndat në historinë më të re të këtij vendi, që nga pavarësimi i Pakistanit nga Britania.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›