E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia vazhdon luftën kundër zjarreve

Në Rusi me qindra mijëra pjesëtarë të shërbimeve për shpëtim vazhduan luftën kundër djegies së pyjeve dhe torfës, djegieve më të mëdha në dekadat e fundit.

Ushtria evakuoi një magazinë municioni në afërsi të Moskës dhe i dërgoi raketat dhe artilerinë në një vend të sigurt.

Mbrojtja civile paralajmëroi për çlirimin e grimcave atomike nëpërmjet flakëve.

Sipas të dhënave të autoriteteve, ekziston rreziku që toka e kontaminuar më 1986 nga katastrofa e Çernobilit, të përzihet me flakët e zjarrit dhe hirin në ajër.

Si pasojë do të prekeshin nga radioaktiviteti edhe rajone të tjera. Si pasojë e zjarreve dhe thatësirës, kryeministri Vladimir Puton shpalli të mërkurën ndalimin e eksporteve të drithërave dhe prodhimeve të tjera, duke filluar nga 15 gushti.

Rusia është eksportuesi më i madh në botë i grurit.

Shkatërrimi i një baze detare në periferi të Moskës nga zjarret, së fundi çoi drejt shkarkimeve të larta në ushtrinë e këtij vendi.

Presidenti Dimitry Medvedev largoi nga detyra zyrtarë të lartë ushtarakë, ndërsa kreut të marinës i dha vërejtje pas kritikave të shumta për dështim.

Lajmi u bë i ditur nga vetë presidenti rus, i cili ndërpreu pushimet e verës më herët, për shkak të zjarreve që deri më tash morën jetën e gati 50 personave, ndërsa shkatërruan 130 mijë hektarë tokë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›