E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më shumë shtetas amerikanë të përfshirë në terrorizëm

Viti 2009 ka shënuar rritje në numrin e qytetarëve amerikanë, që kanë vepruar në emër të organizatave të huaja terroriste.

Ky është një nga përfundimet e raportit vjetor mbi terrorizmin, përgatitur nga Departamenti i Shtetit.

“Kemi mësuar një tjetër element të rëndësishëm vitin e kaluar. Ideja se amerikanët kishin një lloj imuniteti ndaj ideologjisë së Al Kaidës, u zhbë. Ndonëse problemi i radikalizimit ekstrem mbetet shumë më i vogël te ne se në shoqëritë e tjera perëndimore, një numër rastesh të profilit të lartë na tregojnë se duhet të jemi syçelur”, tha Daniel Benjamin, koordinator i Departamentit të Shtetit në Zyrën e Kundër terrorizmit.

Në mesin e rasteve të profilit të lartë është dhe ai i Naxhibullah Zazit, i cili po hartonte një sulm kundër sistemit të transportit të nëndheshëm në New York.

Zazi, i lindur në Afganistan, ishte banor në Shtetet e Bashkuara, derisa ishte stërvitur nga Al Qaida në rajonin pakistanez të Vaziristanit.

Një tjetër rast i përmendur në raport është ai i psikiatrit Nidal Malik Hassan, i cili është akuzuar për sulmin ndaj një baze ushtarake në Teksas, si dhe rasti i Dejvid Hedlei, qytetar amerikan, i cili ka pranuar fajësinë për bashkëpunim me grupin Lakshar e Taiba, për sulmet në Mumbai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›