E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan motori perplas per vdekje nje 54 vjecare

Një 54 vjeçare humbi jetën në Elbasan si pasojë e përplasjes nga motori. Ngjarja ndodhi në unazën jugore të këtij qyteti në vendin e quajtur “Ura” në afërsi të lagjes së kinezëve. Motorçikleta e drejtuar nga Xhulio Hysa 21 vjeç me banim në Bradashesh ka përplasur shtetasen Reka Peka me banim në Elbasan. Edhe pse i është dhënë ndihma e parë në vendin e ngjarjes, e ndjera ka gjetur vdekjen e menjëherëshme si pasojë e plasjes së fortë në asfalt.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe ekspertët për të përcaktuar shkakun e këtij aksidenti. Sipas të dhënave të para dyshohet se përplasja ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë pasi mendohet se viktima ka tentuar të kalojë rrugën. Megjithatë ndaj drejtuesit është ngritur akuza e shkeljes së rregullave të qarkullimit. Pas marrjes së ndihmës së nevojshme mjekësore 21 vjeçari është shoqëruar për në polici.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›