E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështon takimi mes minatorëve dhe ACR-së

Dështon takimi mes minatorëve të Bulqizës dhe përfaqësuesve të firmës ACR për të arritur një marrëveshje. Lajmi është bërë nga kryetari i bashkisë së Bulqizës Roland Keta në një konferencë për shtyp ndërsa ka shtuar se bashkia do të vijojë sërish të jetë negociatorja e bisedimeve mes palëve.
Mësohet se shkak për mos zhvillimin e takimit ka qënë kërkesa e përfaqësuesve të firmës ACR që minatorët të mos përfaqësohen nga sindikatat.

Në një prononcim për “Ora News”, Kolë Nikolla ka thënë se zgjidhja vjen duke u ulur në tryezë dhe se sindikata është një insitucion dhe si i tillë duhet të respektohet edhe nga “ACR”.

Administratori Giga Bedineishvili ka deklaruar se Nikollaj vuri veton për të përfaqësuar minatorët.
“Shkova në Bulqizë për t`u takuar me minatorët pa praninë e Kol Nikollajt dhe Taf Kolecit. U kërkova minatorëve të zgjedhin një përfaqësi tjetër për të diskutuar për problemet e tyre”, është shprehur administratori i ACR-së.

Ndërkohë gjendja e minatorëve e 13 grevistë gjatë ditës së sotme paraqitet shumë e rëndë ndërsa sot pritet se ndoshta do të ketë një marrëveshje mes përfaqësuesve të firmës ACR dhe minatorëve në lidhje me kërkesat e këtyre të fundit.

Minatorët kërkojnë rritje page në masën 40%, përmirësim të kushteve të punës, ulje të moshës së daljes në pension dhe largimin e përfaqësuesit të kompanisë ACR.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›