Elbasan nderron jete si pasoje e djegies 50-vjecari

Një metalurg 50-vjeçar është djegur natën e mbrëmshme në uzinën e Çelikut të Metalurgjikut në Elbasan. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, është djegur rëndë Hyqmet Doka, 50 vjeç, njëri nga punëtorët e furrës së shkrirjes.
50-vjeçari i djegur, fillimisht është dërguar me urgjencë në spitalin kirurgjikal të Elbasanit, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetsore të tij, është nisur për ndihmë më të specializuar mjekësore në spitalin ushtarak të kryeqytetit.
Ndërsa mësohet se aksidenti i rëndë ka ndodhur për shkak të mungesës së masave të sigurimit teknik, drejtues të kompanisë justifikohen me pakujdesinë e metalurgut duke e klasifikuar ngjarjen si aksidentale.
Ndërkaq, ka fillluar hetimi i organeve të specializuara të policisë lokale, kurse autoritetet turke të kompanisë "Kurum" e kanë mbajtur ngjarjen të mbyllur mediatikisht duke mos dhënë asnjë informacion zyrtar dhe duke mos lejuar asnjë kamera në vendin e ngjarjes.