Numerimi ne Tirane procesi eshte mbyllur ne 3 njesi

Në tre njësi minibashkish në kryeqytet procesi i numërimit është mbyllur deri në mëngjesin e së mërkurës. Numërimi i votave ka përfunduar fillimisht në njësinë bashkiake numër 1 në Tiranë, ku orët e gjata të numërimit kanë ndaluar rreth orës 22.00 të së martës.
Kandidati Edi Rama ka dalë në avantazh me 484 vota diferencë. Kandidati socialist ka fituar 9675 vota gjithsej, kundrejt 9191 vota që ka fituar Lulzim Basha. Gjatë mesnatës ka përfunduar po ashtu pas disa ndërprejsh dhe bllokimesh, edhe numërimi në njësinë bashkiake numër 10 në Tiranë.
Ashtu siç pritej, në njësinë numër 10 ka fituar kandidati demokrat Lulzim Basha. Basha ka arritur të marë 524 vota më shumë se socialisti Rama.
Minibashkia e tretë që i është bashkuar zonave ku ka përfunduar numërimi për Tiranën ka qenë 4-ra. Kandidati democrat Lulzim Basha ka dalë në krye me një diferencë prej 117 votash. Basha ka marë gjithsej 10977 vota, ndërsa Rama 10860 vota.
Ndërkohë numërimi vazhdon në njësinë bashkiake numër 2, njësinë 3, 5, 6, 7, 8, 9 dhe 11.
Aurela Papadhima