E Shtunë, 31 Tetor 2026

Numerimi ne Tirane Kodheli PD po perpiqet te bllokoje procesin

"Në këto momente, përfaqësuesit e Partisë Demokratike të KZAZ-së 54 të njësisë numër 10 në Tiranë, përkatësisht nënkryetari dhe kryetari i KZAZ-së kanë braktisur detyrën duke mos firmosur rezultatin final të shpallur pas përfundimit të procesit të numërimit në këtë njësi.

Ky është një tjetër akt i dëshpëruar si Sali Berishës i cili po përpiqet me çdo kusht të minojë këtë proces dhe fitoren e sigurtë në bashkinë e Tiranës. Partia Socialiste i bën thirrje kujtdo që dëshiron të luajë me votën e shqiptarëve, të mos e bëjë këtë.

Po ashtu KQZ të ndalojë së funksionuari si një vegël e pushtetit dhe të marrë masa për të siguruar funksionimin e çdo hallke të procesit të numërimit të votave duke ndëshkuar përfaqësuesit e PD-së që vazhdojnë të përpiqen të sabotojnë këtë proces.

Ndërkohë, vazhdon të numërohet në pjesën më të madhe të njësive në Tiranë, me përjashtim të njësisë numër 5, ku procesi ecën me ritme tejet të ngadalta, jashtë normales për shkak të tentativave të përfaqësuesve të PD-së për ta bllokuar atë"-tha deputetja e PS-së, Mimi Kodheli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›